Si të bëjmë webfaqen tonë të sigurtë në WordPress

Jeni fillestarë në fushën e programimit, keni pasion ndërtimin e webfaqeve. Atëherë nëse keni veqse keni startuar me webfaqet tuaja, sigurinë e webfaqes suaj të dhe të dhënave tuaja personale duhet ta keni gjithmonë në prioritet.

Fillimisht do të fokusohemi në ndërtimin e webfaqeve të cilat i keni të integruar në wordpress. Në veçanti do ndalemi në pikat si: pjesa e enkriptimit të faqes tuaj, skanimet ditore, backup dhe rikthimi i të dhënave (recover), firewalls, monitorimi i aktiviteteve të dyshimta &Testimi i sigurisë.

Enkriptimi i faqes tuaj

Certifikatat EV ose Extended Validation janë klasa e lartë e SSL e disponueshme dhe i japin besueshmërinë dhe besimin të madh faqes suaj të internetit.

Disa nga kompanitë  që ofrojnë këtë janë:

Skanimet Ditore

Disa nga Plugins më të dobishme për skanimin e uebfaqes tuaj të cilat në fokus e kanë pjesën e sigurisë, performancës si dhe SEO janë:

  1. Wordfence Security: Ofron skanim të thellë të uebfaqes për viruset, malware, dhe vulnerabilitete të tjera të sigurisë. Ndihmon  gjithashtu në mbrojtjen e faqes nga sulmet e mundshme.

  2. Sucuri Security: Një plugin i sigurisë që skanon dhe monitoron uebfaqen për të identifikuar dhe neutralizuar rreziqe të mundshme, duke përfshirë edhe sulmet DDoS.

  3. WP Scan: Një mjet skanimi që identifikon vulnerabilitete të mundshme në WordPress dhe plugin-et e instaluar. Ndihmon në mbrojtjen e faqes nga sulmet e mundshme.

  4. Yoast SEO: Një plugin SEO i njohur që ofron skanimin e faqes për optimizimin e motorëve të kërkimit. Identifikon fusha për përmirësim në SEO si meta tituj, meta përshkrime, etj.

  5. Broken Link Checker: Skanon faqen për lidhje të dërrmuara që mund të ndikojnë në përvojën e përdoruesve dhe pozicionimin në motorët e kërkimit.

  6. W3 Total Cache: Ndihmon në përmirësimin e performancës së uebfaqes duke ndihmuar në ngarkimin më të shpejtë të faqes.

  7. UpdraftPlus: Bën backup të faqes së internetit për të siguruar që të dhënat e rëndësishme janë të sigurta në rast të ndonjë problemi

Backup &Rikthimi i të dhënave

Nëse uebsajti juaj është i kategorisë business atëherë e këshilluar është që ta mendoni edhe pjesën e backup, pasiqë në momente të pa përshtatshme mund të jeni cak i një sulmi kibernetik dhe webfaqja juaj të sulmohet nga malware të ndryshëm. Ku edhe si pasojë direktivat e fajllave të uebsajtit tuaj ose dhe vetë databaza juaj mund të infektohet dhe paraqet problem për rikthimin e saj në gjendjen që e keni pasur.

Sulmet më të shpeshta mund të ndodhin nëse  keni instaluar ndonjë theme ose plugin të panjohur nga ana e juaj, ku edhe nga aty pason edhe infektimi i uebfaqes tuaj. Gjithashtu vlejmë të përmndim edhe brute force attacks të cilat edhe janë më të shpeshta.

Le ti cekim disa nga plugins të cilat ju ndihmojnë në pjesën e backup edhe rikthimit të të dhënave tuaja në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.

Disa nga plugin-et më të njohura dhe të dobishme për këtë qëllim janë:

  1. UpdraftPlus: Lejon backup-in e të dhënave të faqes suaj të internetit në storage të ndryshme si Google Drive, Dropbox, Amazon S3, dhe të tjera. Mundëson rikthimin e backup-ave me një klikim.

  2. BackupBuddy: Ofron mundësi për backup dhe rikthim të faqes së internetit, si dhe transferimin e saj në një hosting tjetër.

  3. VaultPress: Bën backup automatik të të dhënave dhe ofron mundësi për rikthimin e tyre në rast të humbjes së të dhënave.

  4. Duplicator: Mundëson formimine një kopje të plotë të faqes suaj të internetit për backup ose për transferim në një hosting tjetër.

  5. BackWPup: Lejon backup-in e faqes suaj në storage të ndryshme si Dropbox, Amazon S3, dhe të tjera.

Kaq sa i përket pjesës së parë, kurse në postimet  e ardhshme do ndalemi në detaje se si të marrim masa sigurie dhe parandaluese për uebfaqen tuaj.

**Për qdo ndihmesë ose paqartësi mund të kontaktoni përmes email: info@ict04.tech

Happy coding!

 

2 Comments.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *